Ronaldo brazilian si 21-vjeçar do ta kishte futur në xhep t’vogël Messin e CR7, aftësi sensacionale

Ronaldo brazilian si 21-vjeçar do ta kishte futur në xhep t’vogël Messin e CR7, aftësi sensacionale

Ronaldo brazilian ishte talent i veçantë.

Sulmuesi brazilian fillimisht doli në skenë si 16-vjeçar në vitin 1992, duke shënuar 44 gola në 47 paraqitje në Brazil për Cruzeiron.

Forma e tij e jashtëzakonshme ndikoi që ai të ftohej te Brazili në Kupën e Botës më 1994, para se të transferohej te PSV në Evropë, raporton Periskopi.

Ronaldo in action for Barcelona in 1996

Ronaldo vazhdoi të shënonte gola në nivel absurd, ecuri të cilën e vazhdoi te Barcelona, Interi dhe Real Madridi.

Fatkeqëisht, lëndimet dhe stili i jetesës së shfrenuar ia dëmtuan karrierën atij.

Por ai prapë arriti kuotën e 414 golave të shënuar në 616 ndeshje dhe gjërësisht konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Tani, është publikuar një video në “Reddit” ku tregohen aftësitë e Ronaldos në moshën 21-vjeçare dhe janë absolutisht sensacionale. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: