Ronaldo e bën edhe këtë, martohet fshehurazi

Ronaldo e bën edhe këtë, martohet fshehurazi

Cristiano Ronaldo është martuar në fshehtësi me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Sipas revistës “Novella 2000”, ata janë kurorëzuar në Marok në një ceremoni private me miq dhe të afërm.

Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin e martesës, por burime pranë çiftit thonë se ylli i Juventusit ka bërë disa ndryshime në testament që të jetë i mbrojtur nëse lidhja e tyre arrin në krizë deri në ndarje.

Futbollisti dhe modelja nisën lidhjen në vitin 2016 dhe pas një viti u bënë prindër të Alana Martinas.

/Periskopi/

Shpërndaje në: