Ronaldo e bën me të dashur seksi ish bashkëlojtarin e tij (Foto)
Pas ndarjes me Danielan, James është bërë me të dashur nga Ronaldo.
Gjatë muajve të verës kaloi nga Real Madridi te Bayern Munich dhe sezoni i ri nuk e ka gjetur vetëm me një fanellë të re, por edhe me një femër të re në krah pas divorcit me Daniela Ospina.
James Rodriguez përflitet se ka tejkaluar fazën e miqësisë me modelen ruse, Helga Lovekaty dhe “mbles” i çiftit është bërë Cristiano Ronaldo.
Portugezi përflitet se i ka vënë në kontakt duke i bashkuar në një festë të organizuar nga ai në fillim të muajit shtator.





















