Ronaldo e kritikon Luksemburgun: A luhet futboll në këtë fushë patatesh

Ronaldo e kritikon Luksemburgun: A luhet futboll në këtë fushë patatesh

Kapiteni i Portugalisë, e ka kritikuar ashpër Luksemburgun për fushën e tij të futbollit, të cilën e quajti fushë patatesh, pas fitores së Portugalisë 2:0 e cila ia siguroi pjesëmarrjen në Euro 2020 të dielën mbrëma.

Ronaldo shënoi njërin prej dy golave të Portugalisë, i cili ishte i 99-të për të në karrierë me ekipin kombëtar.

Përveç golit, Ronaldo ishte larg formës së tij më të mirë në një fushë gunga-gunga në stadiumin Josy Barthel.

Sulmuesi i Juventusit nuk u përmbajt në kritika pas ndeshjes.

“Është e vështirë të luash në fusha të tilla. Ishte fushë patatesh. Nuk e kuptoj sesi ekipet e nivelit tonë duhet të luajnë në këto fusha”, tha Ronaldos pas ndeshjes.

“Nuk ishte spektakël i mirë, por ne e kryem punën tonë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: