Ronaldo eliminon Shqipërinë
2 gola nga Cristiano Ronaldo, ia shuan shpresat Shqipërisë për garat e mëtejme në këtë kampionat evropian. Portugalia ka barazuar 3-3 me Hungarinë në ndeshjen e rëndësishme për grupin F.
Ishin hungarezët që kaluan në epërsi dhe gëzuan të gjithë tifozët shqiptarë.
Zoltan Gera shënoi i pari për Hungarinë në minutën e 19-të. Ndërkaq për Portugalinë e Cristiano Ronaldoës, ka shënuar Nani në fund të pjesës së parë, për të barazuar rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, ishin Balazs Dzsudzsak dhe Cristiano Ronaldo që shënuan nga dy gola për rezultatin 3-3.
Ky rezultat eliminon Shqipërinë nga EURO 2016, me dy humbje dhe një ndeshje të fituar.



