Ronaldo ia dha fanellën një vajze të re– reagimi i portierit që iu premtua fanella bëhet viral në internet

Ronaldo ia dha fanellën një vajze të re– reagimi i portierit që iu premtua fanella bëhet viral në internet

Cristiano Ronaldo, një vajzë e re dhe portieri i Irlandës kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Pesë herë lojtari më i mirë në botë i ka dhënë mbrëmë fanellën e tij një vajze të vogël, por më herët ia kishte premtuar portierit të kombëtares së Irlandës.

Pas ndeshjes, lajmi për vajzën e re u bë viral në internet, por edhe reagimi i portierit (një lloj mërzie) nuk mbeti pa u vënë re, përcjell Periskopi.

Portieri Bazunu dukej i mërzitur kur pa vajzën teksa merrte fanellën. Sigurisht, një mundësi e tillë mund të mos i vije më.

Vajza që mori fanellën e Ronaldos do të ketë një kujtim për jetë, por edhe skena me portierin ishte zemër-thyese. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: