Ronaldo ka ‘ateruar’ në ‘Old Trafford’ më në fund, nënshkruan kontratën

Ronaldo ka ‘ateruar’ në ‘Old Trafford’ më në fund, nënshkruan kontratën

Një ditë para se të kthehet në aksion Liga Premier, Cristiano Ronaldo vizitoi fushën në “Old Trafford” për të dhënë një mesazh të thjeshtë: ‘Unë jam gati’.  

Mbrojtja e Neëcastle United, do të jetë e para që do të provojë ta ndal Ronaldon, pas kthimit në Angli, pas 12 vitesh.

36-vjeçari tashmë i ka bërë një vizitë shtëpisë së tij shpirtërore të futbollit, duke u futur brenda me fanellën me numrin 7 të United për të ecur poshtë tunelit për një intervistë me shokun e vjetër të skuadrës së Djajve të Kuq, Wes Brown.

Ish-mbrojtësi e pyeti Ronaldon nëse ka ende motivi për tituj.

“Kjo është arsyeja pse unë jam këtu”.

“Unë jam i aftë, unë dhe shokët e skuadrës. Unë jam gati. Është një shans i mirë për mua, për tifozët, për klubin, për të bërë një hap përpara”, ka thënë ai.

Ronaldo shikoi rreth stadiumit me 76,000 vende.

Man United postoi një video të këtij momenti në Twitter, duke shkruar thjesht: ‘Ai është në shtëpi.’

Më vonë klubi ka postuar edhe foto të tij, në momentin kur e ka nënshkruar kontratën.

Ai ka nënshkruar për dy vite me klubin anglez.

 

 

 

Shpërndaje në: