Ronaldo kishte vendosur të transferohej te ky klub nga Juve, por pandemia ia prishi planet

Ronaldo kishte vendosur të transferohej te ky klub nga Juve, por pandemia ia prishi planet

Revista prestigjioze France Football shkruan se Cristiano Ronaldo po e shqyrtonte një transferim në Paris Saint-Germain nga Juventusi, para se gjithçka në botën e futbollit të komplikohej shkaku i përhapjes së virusit Covid-19.

lli portugez 35-vjeçar iu bashkua Juventusit nga Real Madridi në vitin 2018 dhe ka arritur t’i fitojë të dy sezonet e Serisë A që nga transferimi i tij.

Por, sipas France Football, Ronaldo nuk ishte i impresionuar aspak nga paraqitjet e Juventusit para ndërprerjes së sezonit në mars shkaku i koronavirusit dhe po e shqyrtonte mundësinë e largimit.

Po i njëjti medium pretendon se Ronaldo e dëshironte kalimin në PSG pasi që dëshironte të luante përkrah Neymarit dhe Kylian Mbappes, pasi që e ka një shoqëri të mirë me brazilianin e thuhet se e pëlqen shumë fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Parisi gjithashtu thuhet se mbetet një vend i veçantë për Ronaldon sepse pikërisht në kryeqytetin francez ai arriti ta fitojë trofeun e Kampionatit Evropian me Portugalinë në vitin 2016.

Ronaldo raportohet të ketë qenë më së shumti i irrituar me Juventus në tetor të vitit të kaluar, pas ndeshjes të Ligës së Kampionëve kundër Lokomotiv Moskës, të cilën bardhezinjtë e fituan me rezultat 2:1.

Sulmuesi portugez nuk kishte shënuar apo asistuar në atë paraqitje jobindëse të Juventusit dhe ai thuhet se e kuptoi në atë ndeshjes se Juventusi nuk merr po aq vëmendje sa Real Madridi apo klubet e Premierligës.

Për këtë arsye ai thuhet se filloi ta mendonte largimin nga Juventusi dhe ta formonte një partneritet të rrezikshëm në sulm me Neymarin dhe Mbappen në PSG.

Megjithatë, pandemia Covid-19 i ka shuar gjasat që një transferim i tillë të ndodhë pasi që edhe PSG-ja, si klubet e tjera evropiane, është në krizë financiare, dhe s’mund ta përballojë transferimin e Ronaldos.

Shpërndaje në: