Ronaldo mund të merret në pyetje në lidhje me kontratën e tij me Juventusin

Ronaldo mund të merret në pyetje në lidhje me kontratën e tij me Juventusin

Cristiano Ronaldo mund të merret në pyetje nga prokurori i çështjes që ka të bëjë me Juventusin pas raportimeve për disa parregullsi në deklarimin e pagesave.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Prokurori Publik i Torinos mund të marrë në pyetje Cristiano Ronaldon si pjesë e hetimit për kontabilitet të rremë nga skuadra e Juventusit.

Andrea Agnelli, Pavel Nedved, Fabio Paratici dhe drejtorë të tjerë aktualë dhe ish-drejtorë të Juventusit janë janë duke u hetuar për parregullsi të supozuara në kontabilitetin e klubit.

Në një mënyrë apo tjetër, në këtë situatë është i përfshirë edhe ish-ylli i “Bianconerëve”, Cristiano Ronaldo, edhe pse ylli portugez nuk është në mesin e të hetuarve.

Zyra e Prokurorit Publik të Torinos po shqyrton një çështje në lidhje me CR7 dhe një marrëveshje sekrete me “Zonjën e Vjetër”.

Sipas raporteve të shumta në Itali, ka përgjime telefonike ku drejtorët e Juventusit flasin për një dokument të famshëm që teorikisht nuk duhet të kishte ekzistuar, por hetuesit nuk e kanë gjetur ende dokumentin dhe drejtorët e Juventusit të pyetur nga prokurori thuhet se nuk kanë shpjeguar natyrën e marrëveshjes me Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez ishte ndër lojtarët që hoqën dorë nga pagat e larta në mars, prill dhe qershor të vitit 2020 për të ndihmuar klubin gjatë pikut të pandemisë COVID-19, por në rast të rifillimit të aktivitetit, ata do të kishin diskutuar për shpërblime në vitin pasardhës.

Megjithatë, marrëveshja mund të ketë të bëjë edhe me pagesën e shkëputjes së kontratës së Ronaldos me Juventusi kur ylli portugez u kthye në Manchester United gjatë verës.

Prokurori Publik i Torinos dëshiron të ketë një ide të qartë për marrëveshjen në fjalë sepse nuk është publikuar apo komunikuar tek autoritetet kompetente. Prandaj, Cristiano Ronaldo mund të merret në pyetje gjatë javëve në vijim për të dhënë një pamje të qartë të situatës.

Shpërndaje në: