Ronaldo, në Manchester jo vetëm për futboll – ja plani i portugezit

Ronaldo, në Manchester jo vetëm për futboll – ja plani i portugezit

Pas transferimit te Manchester United, Cristiano Ronaldo është gati të investojë më shumë në Angli.

Sipas ‘Record’, ish-ylli i Juventus ka ndërmend të zgjerojë perandorinë e tij të hoteleve në Mbretërinë e Bashkuar, dhe nuk do të fokusohet vetëm në fushat e blerta.

Kampioni portugez ka pesë hotele luksoze, plus dy në ndërtim, por do të donte ta zgjeronte akoma më shumë biznesin e tij.

Ai u rikthye te Manchester United për një aventurë të dytë, duke u zyrtarizuar te ‘Djajtë e Kuq’ ditë më parë.

Mbetet të shihet nëse plani i tij do të jetë i suksesshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: