Ronaldo një humbës i keq: Konfirmohet mos-prezenca e tij në ceremoninë e Topit të Artë sonte

Ronaldo një humbës i keq: Konfirmohet mos-prezenca e tij në ceremoninë e Topit të Artë sonte

Cristiano Ronaldo ka vendosur të mos jetë prezent sonte në Paris, për ceremoninë e Topit të Artë.

France Football ndanë sonte çmimin Ballon d’Or për lojtarin më të mirë të vitit (2021).

Këtë çmim, Cristiano Ronaldo e ka fituar plot pesë herë, një herë më pak sesa rivali i tij Lionel Messi, i cili ka gjashtë sosh, dhe sonte ‘rrezikon’ t’i bëjë shtatë.

Në mbrëmjen ku mund të shkruhet historia, portugezi nuk do të jetë prezent, përcjell Periskopi. Këtë e ka konfirmuar gazetari Pedro Sepulveda.

Ronaldo, një humbës i keq, nuk do të jetë aty për të duartrokitur për më të mirin e vitit 2021, që mund të rastis të jetë edhe më i miri në historinë e futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: