Ronaldo për pak të shënonte një prej golave më të bukur në histori të CL mbrëmë kundër Atletit
Pati skena dramatike mbrëmë në “Wanda Metropolitano”.
Cristiano Ronaldo luajti kundër Atletico Madridit dhe dështoi të shënonte, raporton Periskopi.
Superylli portugez u fut në ndeshje me një statistikë të jashtëzakonshme: 25 gola të realizuar në 33 ndeshje kundër Atletit.

Por ai nuk arriti të shënonte mbrëmë derisa skuadra e Diego Simeones arriti që nga disavantazhi prej 2-0 të barazonte në 2-2 dhe të nxjerrte një pikë në fund.
Ronaldo u vërshëllye përgjatë ndeshjes në Madrid por ai ishte shumë afër t’ua mbyllte gojën fansave me një përpjekje të jashtëzakonshme në minutën e 94-t.
34-vjeçari mori topin nga një rivënie anësore dhe mposhti pesë lojtarë të Atleticos, para se të gjuante jashtë.
Ishte shumë afër të shëndrrohej në një prej golave më të bukur individual në histori të Champions Leagues. /Periskopi.com/
Ronaldo can’t Dribble? pic.twitter.com/zQqL7MRkIE
— Namra (@ftblNamra) September 19, 2019



