Ronaldo pjesë e librit ‘Guinness’ të rekordeve – më së shumti gola në historinë e futbollit me kombëtare

Ronaldo pjesë e librit ‘Guinness’ të rekordeve – më së shumti gola në historinë e futbollit me kombëtare

Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord personal gjatë ndeshjes së luajtur kundër Irlandës.

Ylli portugez shënoi dy gola në ndeshjen Portugali – Irlandë, për t’i siguruar fitore me përmbysje skuadrës së tij.

Këto dy gola e çuan në kuotën e 111 golave pesë herë lojtarin më të mirë në botë, i cili tashmë lë prapa tij lojtarin e Iranit, Ali Daein me 109 gola, përcjell Periskopi.

Pas këtij rekordi, lojtari ka marrë çmimin nga ‘Guinness’, për shifrat e vendosura.

“Faleminderit Rekordeve Botërore të Guiness, Është gjithmonë mirë të njihesh për thyerje të rekordeve botërore. Të provojmë për t’i ngritur sa më shumë numrat”, shkroi Ronaldo, përcjell Periskopi.

Ronaldo do të ketë edhe shumë ndeshje përpara me kombëtaren e tij, për të përmirësuar rekordin e tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: