Ronaldo rikthehet në Man United, sot në tavolinë me trajnerin Ten Hag

Ronaldo rikthehet në Man United, sot në tavolinë me trajnerin Ten Hag

Ronaldo sot është kthyer në Manchester United për t’i zhvilluar stërvitje.

Ylli portugez nuk ishte bashkuar me klubin në ShBA për stërvitjet dhe ndeshjet parasezonale, shkruan Periskopi.

Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano Ronaldo ka udhëtuar për në Manchester, ku do të zhvillojë një takim me trajnerin Ten Hag.

Pritet që Ten Hag ta bind 5 herë fituesin e ‘Topit të Artë’ që të qëndrojë te United.

Man United gjatë gjithë kohës këmngul se Ronaldo nuk është në shitje.

Shpërndaje në: