Ronaldo shfaqet në Madrid me veturë 8 milionëshe

Ronaldo shfaqet në Madrid me veturë 8 milionëshe

Një veturë tjetër luksoze në garazhin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez në fakt ia ka shtuar një “Bugatti 110” koleksionit të tij të pasur të veturave luksoze.

Kjo blerje e re nuk ka mbetur pa u vërejtur në Madrid, ku “CR7” është “kapur” në rrugë derisa dilte nga një veturë e vlefshme 8 milionë euro, së bashku me partneren e tij.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në internet, ku theks të veçantë kishte “katër-rrotëshi” i ri i 38 vjeçarit.

Në video shihet pesë herë fituesi i Topit të Artë duke dalë nga super-vetura e bardhë me brendësi të personalizuar të kuqe, ndërsa ishte i shoqëruar nga një makinë tjetër sigurie.

Ronaldo ka lënë gjurmë në Real Madrid dhe për këtë ka mbetur mjaft i dashur në kryeqytetin spanjoll.

VIDEO

Shpërndaje në: