Ronaldo starton për herë të parë për United në sezonin e ri

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka udhëtuar në Brentford, në një ndeshje tjetër të vështirë të sezonit të ri, pas humbjes 2-1 në shtëpi kundër Brighton & Hove Albion

Ndeshja e dytë e Djajve të Kuq në Premier Ligë është ajo kundër Brentford si mysafirë.

Erik ten Haag ka bërë disa ndryshime në ndeshjen e dytë, ku ka vendosur që Ronaldo të startojë në sulm bashkë me Rashford e Sancho.

Kjo është edhe ndeshja e fundit në Premier Ligë për ditën e shtune, teksa nesër pritet që të këtë një derbi londinez, ai në mes të Chelsea-Tottenham.