‘Ronaldo do të pensionohet te skuadra gjermane’

Ku do të pensionohet Cristiano Ronaldo? Real Madrid? Manchester United? Jo, Hertha Berlin.
Klubi nga Bundesliga që gjendet në pozitën e katërt në renditje pas 19 xhirosh, ka bërë shaka duke njoftuar për arritjen e marrëveshjes me kapitenin e Portugalisë, përcjell “Lajmi.net”.
Ronaldo të hënën nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, duke pranuar se do të jetë kontrata e “parafundit” në karrierën e tij derisa synon vite të tjera në nivelin më të lartë.