Ronaldo vendos të tregojë përfundimisht të ardhmen

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Real Madrid është gjithnjë e më shumë në dyshim.
Sipas asaj çfarë raportojnë mediat angleze, ylli portugez gjatë shtatë ditëve të ardhshme do të komunikojë zyrtarisht vendimin e tij.
Katër herë fituesi i Topit të Artë mund të qëndrojë te Reali ose të largohet përfundimisht pas tetë vitesh.
Klubet e vetme që mund të përballojnë koston e Ronaldos janë ish-klubi i tij, Manchester United, PSG dhe Manchester City.