Rondo planifikon të kthehet te Lakers – gati kontrata 1 vjeçare

Rondo planifikon të kthehet te Lakers – gati kontrata 1 vjeçare

Los Angeles Lakers duket se do të bëjnë edhe një përforcim para sezonit të ri në NBA.

Pasi kanë afruar emra si Russell Westbrook, Dwight Howard, Carmelo Anthony etj, Lakers janë gati të bëjnë edhe një tjetër lëvizje.

Rajon Rondo është lojtari që pritet t’i bashkohet skuadrës së Lakers, sipas raportimeve të Adrian Wojnarowski, përcjell Periskopi.

Lojtari do të ketë kontratë një vjeçare me Lakers, ku do të përfitojë 2.6 milionë dollarë.

Rondo ishte pjesë e skuadrës para dy sezoneve, kur Lakers u shpallën kampionë nën lidershipin e LeBron James. /Periskopi/

Shpërndaje në: