Ronson: Jam i interesuar në hipokrizi

Ronson: Jam i interesuar në hipokrizi

Jon Ronson është një gazetar i famshëm, autor, prodhues filmash, prezantues radiosh dhe shkrimtar. Ai është i njohur për bestsellerin e tij ‘The Men Who Stare at Goats’. Në një intervistë për The Talks, ai thotë se është i interesuar në hipokrizi. 

Zotëri Ronson, gazetaria juaj hulumtuese ka sjellur në dritë libra si ‘Testi Psikopatik’, ‘Pra ju jeni turpëruar publikisht’. Pse ju prefereni të shkruani libra jo fiksionale, para atyre që janë fiksion?

Ronson: Sinqerisht? Mendoj se unë thjesht nuk jam shumë i mirë në fiksion. Kam provuar disa herë që fiksionin ta inkorporoj në filma dhe nuk kanë qenë të sukesshëm. Më duket thjesht, mendja ime nuk punon në këtë mënyrë. Derisa te gjërat jo fiktive, shikoni, nëse unë po ec në një dhomë, unë mendoj se këtë mund ta kthej në një punë të mirë, në një pjesë të mirë të shkrimit. Gjithmonë kam menduar se veçohem për këtë punë, që nga fillimi. Por kam edhe një pjesë, një sekret që më shqetëson sepse fiksioni është më i vështirë. Kështu që, ajo që unë po provoj aktualisht t’ua them dhe ajo që unë provoj të bëj, është se unë jam shumë më i mirë në gjëra të thjeshta.

Çka ka kaq të frikshme te fiksioni që ju tmerron?

Ronson: Ka diçka të pambarueshme te fiksioni që unë kam gjetur një vështirësi të…jokoncentrimit. Më kujtohen disa mendime që kanë sjellur panik tek unë, për shembull, ‘Unë mund ta bëj këtë person ASGJË. Unë mund ta shtyj këtë person në ASGJË. Do të mund t’ia vendosja një pako në shpinë dhe ta qëlloja diku në hapërsirë”. Nuk më pëlqen ndjenja që të mos veprosh apo të mos kesh rregulla. Ndoshta, më me dëshirë do të punoja disa vjet vetëm e vetëm për të treguar aftësitë e dikujt të cilat do t’i merrja nga jo-fiksioni dhe do t’i adaptoja ato në fiksion. Ndonjëherë, ju ndodheni në situata që do të mund ta vendosni personazhin tuaj shumë leht në një karakter të tillë dhe atëherë kjo fillon të bëhet më shumë si gazetaria.

Duket se ju jeni i interesuar në rehumanizimin e njerëzve në librat tuaj? Mediat sociale duken një katalizator për këtë?

Ronson: Saktësisht, kjo fillon në mediat social dhe më pas vjen në mediat e zakonshme dhe në politikë. Tani konsiderohet paksa një dobësi të ndalesh dhe të thuash: “Le të presim dhe të dëgjojmë të gjitha rrëfimet tua”. Tani kjo e ka ‘përmbysur botën”, pasiqë kurizoziteti tani konsiderohet si një produkt i dobët. Tëitter po bëhet si Stasi. Stasi është bërë aq i njohur pasiqë njerëzit kanë dashur të sigurohen që fqinjët e tyre janë duke bërë gjërat e duhura dhe kështu si duket ndodh edhe në Tëitter. Jam vërtet i interesuar në hipokrizinë e turpërimit punblik dhe këto truqe psikologjike dhe mënyra se si ne po bëjmë veten pjesë të lojërave të këqija por nuk i ndjejmë ato si lojëra të këqija. /Periskopi/

Shpërndaje në: