Rooney drejt Evertonit?

Transferimi i mundshëm i Wayne Rooney nga Manchester United tek Everton, raportohet të jetë i pashmangshëm.
Sipas TalkSport, Everton pritet të sigurojë shërbimet e ish-lojtarit, i cili u largua nga klubi për t’iu bashkuar Djajve të Kuq më 2004.
Rooney ka insistuar se ai nuk do të luajë për asnjë klub tjetër të Premier League përveç Everton – klubi që ka mbështetur që kur ishte fëmijë dhe ku bëri debutimin e tij si profesionist – nëse vendos të largohet nga United.