Rooney i thotë JO Evertonit

Rooney i thotë JO Evertonit

Skuadra angleze Everton që prej shkarkimit të trajnerit Rafael Benitez, ende nuk e ka emëruar pasuesin e trajnerit spanjoll.

Në fakt, në krye të Evertonit momentalisht është ndihmës trajneri Duncan Ferguson, i cili do të udhëheqë skuadrën angleze deri sa të bëhet zgjidhja për trajnerin permanent, përcjell KosovaPress.

Tani, raportohet se krerët e Evertonit kanë kontaktuar me ish-lojtarin e Manchester United Wayne Rooney, i cili momentalisht është në postin e trajnerit te Derby County, për të marrë timonin e skuadrës nga Merseyside.

Por, Rooney ka treguar se e ka refuzuar ofertën e Evertonit, duke u treguar besnik ndaj skuadrës së tij Derby County.

“Evertoni kontaktoi me agjentin tim dhe më kërkuan të intervistohem për punën e trajnerit. E refuzova këtë ofertë. Unë besoj që do të jem një trajner në Premier Ligë kur të jem i gatshëm 100%. Por unë kam edhe një punë te Derby, e cila është e rëndësishme për mua”, tha Rooney.

Everton kishte emëruar trajnerin Rafael Benitez në fillim të këtij sezoni, ku nën drejtimin e spanjollit regjistroi pesë fitore, katër barazime dhe 10 humbje.

Shpërndaje në: