Rooney ka dy fjalë për shokët pas zyrtarizimit te Evertoni

Rooney ka dy fjalë për shokët pas zyrtarizimit te Evertoni

Wayne Rooney është rikthyer te skuadra e fëmijërisë, Everton.

Këtë të fundit e braktisi 13 vjet më parë kur kaloi si 18-vjeçar te Manchester United.

Të dy klubet kanë mbyllur negociatat e transferimit këtë javë, me Romelu Lukakun që ka vendosur të shkojë në anën tjetër për rreth 75 milionë funte, transmeton Telegrafi.

“I ngazëllyer me kthimin te Everton Football Club. Mezi po pres që ta takohem me Ronald Koeman dhe djemtë”, ka shkruar me këtë rast 31-vjeçari.

Sulmuesi i Anglisë, 31 vjeç, u largua nga Goodison Park në vitin 2004 për 25.6 milionë funte dhe kthehet për 10 milionë funte për mbushur boshllëkun e lënë nga Lukaku.

https://www.facebook.com/WayneRooney/posts/1556109334448029

Shpërndaje në: