Rooney: Ronaldo duhet të largohet nga United

Rooney: Ronaldo duhet të largohet nga United

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos në United, Wayne Rooney, beson se tani është koha e duhur që ‘Djajtë e Kuq’ të ndajnë rrugën me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Gjatë këtij afati kalimtar u përhapën thashetheme për një largim të mundshëm të Ronaldos nga ‘Old Trafford’.

E lidhur me këtë ka folur edhe ish-lojtari i Man United, Wayne Rooney, duke thënë se ylli portugez duhet të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’.

“Unë mendoj se United duhet ta lërë Cristiano Ronaldon të shkojë,” tha fillimisht ai për ‘The Times’.

“Nuk është se Ronaldo nuk mund të luajë në një ekip me Ten Hag. Ai mund të luajë në çdo ekip. Ronaldo gjithmonë do t’ju shënojë gola. Por pikëpamja ime personale është se United nuk është gati të sfidojë për titullin tani, kështu që duhet të ndërtohet një ekip që mund të fitojë ligën në tre deri në katër vitet e ardhshme, dhe ju duhet të planifikoni për këtë”, përfundoi ai.

Ronaldo ka edhe një vit kontratë me ‘Djajtë e Kuq’.

Shpërndaje në: