Rossonerët vazhdojnë ta mbajnë kreun, mposhtin Cagliarin

Rossonerët vazhdojnë ta mbajnë kreun, mposhtin Cagliarin

Milani ka fituar 2-0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin, duke kaluar në epërsi me anë të Zlatan Ibrahimovicit që realizoi nga penalltia në minutën e shtatë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol të vetëm, derisa në të dytën sulmuesi suedez ishte sërish protagonisit.

 

Ibrahimovici në minutën e 52-të pranoi një asistim nga Davide Calabria, për të shënuar kështu për 2-0.

Milani ishte i pafat më pas, pasi Alexis Saelemaekers (74′), pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar kështu nga takimi.

Rossonerët triumfuan në fund, derisa janë lider me 43 pikë, tri më shumë se Interi, derisa në javën e 19-të do të kenë punë me Atalantan.

Shpërndaje në: