Roy Keane nuk mund t’i kuptojë lojtarët e Manchester United

Roy Keane nuk mund t’i kuptojë lojtarët e Manchester United

Roy Keane nuk po mund të besojë se Manchester United ka një mbrojtje kaq të dobët.

Djajtë e Kuq e mbyllën pjesën e parë me rezultat 2-0 në Old Trafford përballë Manchester Cityt, derisa tashmë ka filluar e dyta.

Në pushimin mes pjesëve, legjenda e Unitedit – Kean ka thënë se nuk mund ta kuptojë këtë mbrojtje të ekipit.

“Shikoni Shaw. Shikoni De Gean. Nuk mundem më”, thotë fillimisht Keane.

“Distancohem nga këta lojtarë. Nuk mund ta kuptoj këtë stil të mbrojtjes. Nuk mundem”.

De Gea shpëtoi në së paku pesë raste Unitedin vetëm në pjesë të parë, derisa në sulm e mbyllën pjesën e parë pa asnjë gjuajtje në portën e Cityt.

Shpërndaje në: