Rrafsh 1,000 vjet më parë Vikingët ishin në Amerikë – Teknika mahnitëse si u zbulua viti

Rrafsh 1,000 vjet më parë Vikingët ishin në Amerikë – Teknika mahnitëse si u zbulua viti

Vikingët nga Grenlanda – të parët evropianë që kishin shkelur Amerikën – kishin jetuar në një fshat të Kanadasë rrafsh një mijë vjetë më parë, sipas një hulumtimi të publikuar të mërkurën.

Shkencëtarët e kanë ditur qe shumë e shumë vjet se Vikingët – një emër i dhënë popullsive skandinave nga anglezët – kishin ndërtuar një fshat në L’Anse aux Meadows në Newfoundland vetëm 21 vjet pas hyrjes në mijëvjeçarin e dytë, pra në vitin 1021.

Por, studimi i publikuar në revistën Nature është i pari që ka vendosur datën e saktë, raporton NBC, përkthen Periskopi.

Eksploratorët – që ishin deri në 100 njerëz, edhe gra edhe burra – prenë drunj për ët ndërtuar fshatin dhe për të ndrequr anijet, dhe studimi i ri ka vendosur edhe datën e saktë duke treguar se kur ishin prerë të paktën tre lisa, e që ishte rrafsh 1 mijë vjet më parë, ose 470 vjet para se Kristofor Kolombi të arrinte në Bahame më 1992.

“Kjo është e para herë që një datë është vendosur shkencërisht,” tha arkeologia, Margot Kuitems.

“Më herët, data ishte bazuar në saga – histori orale që e kishin vendosur datën diku në shekullin 13, të paktën 200 vjet pasi kishin ndodhur ngjarjet,” shtoi ajo.

Skandinavët e parë që ishin vendosur në Grenlandë ishin nga Islanda dhe Skandinavia, dhe arritja e eksploratorëve në Amerikë përbën herën e parë që njerëzimi kishte prekur krejt globin.

Por, kjo nuk kishte zgjatur shumë. Hulumtimi tregon që vikingët kishin jetuar në L’Anse aux Meadows prej tri deri në 13 vjet para se ta braktisnin fshatin dhe të riktheheshin në Grenlandë.

Çelësi shkencorë për përcaktimin e datës se kur vikingët arritën në amerikë ishte rritja e radioaktivitetit natyror të formës së karbonit të gjetur në pjesët antike të drurit nga ai vend: disa shkopa, pjesë të trungut të pemës dhe ajo që dukej si pjesë dërrase.

Meqë në atë zonë kishte pasur edhe indigjenë, para dhe pas ardhjes së Vikingëve, hulumtuesit u siguruan që secila pjesë të ishte prerë me alete të metalta – diçka që popujt indigjenë nuk e kishin.

Arkeologët për kohë të gjatë janë mbështetur në datimin prej radiokarbonit për të gjetur kohën për materiale organike si druri, eshtrat apo qymyrdruri, por studimi i fundit përdori teknikën e “eventeve të rrezeve kozmike”.

Studime të mëhershme kishin përcaktuar vitin 993 kur kishte ndodhur një rreze e tillë kozmike.

Pemët e marrin dioksidin e karbonit derisa rriten, dhe kësisoj hulumtuesit përdorën karbonin radioaktiv për të përcaktuar se cili prej unazave vjetore të rritjes në dru ishte prej 993-s.

Më pas ata përdorën një mikroskop për të numëruar unazat e fundit të rritjes, që iu dha vitin ekzakt se kur pema ndaloi së rrituri – me fjalë të tjera, se kur ishte prerë nga vikingët.

Për befasinë e tyre, secila prej tre pjesëve të drurit që testuan ishte e vitit 1021, megjithëse ishin nga tre drunj të ndryshëm – dy bredha dhe një dëllinjë. /Periskopi

Shpërndaje në: