Rrahë gruan, arrestohet  qytetari në Prizren

Rrahë gruan, arrestohet  qytetari në Prizren

Policia e Prizrenit ka arrestuar një mashkull të komunitetit rom pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në rr. “Mon Karavidaj” të qytetit të Prizrenit.

Në raport, Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia po e trajton këtë rast si dhunë familjare.

Shpërndaje në: