Rrahim Pacolli a.k.a RrP-ja tregon pse ia huqi totalisht për Kosovën

Rrahim Pacolli a.k.a RrP-ja tregon pse ia huqi totalisht për Kosovën

Ish zyrtari i AKR’së, Rrahim Pacolli ia ka huqur me të madhe duke shkruar në profilin e tij në Facebook se Kosova mund të kualifikohet pas ndeshjes me Anglinë, shkruan Periskopi.

“Pa marrë parasysh rezultatin e sontëm jemi krenarë me djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës që na ka kënaqur me lojë tash e sa kohë. Tani mbetet të sigurojmë kualifikimin duke fituar ndaj Anglisë në shtëpi”, ka thënë ai.

Kurse, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Pacollit pas gabimit të bërë.

“Të përfshirë nga emocionet e ndeshjes dhe humbja e pësuar është normale edhe të ndodhin gabimet, diçka shumë njerëzore. RrP”, ka shkruar Pacolli.

Kosova mundësinë tjetër për kualifikim në Evropian e ka përmes Ligës së Kombeve, ku ka arritur në fazën e play-offit në Ligën D.

Aty do të takohet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars të vitit 2020 dhe nëse fiton përballet me fituesin e duelit Bjellorus-Gjeorgji.

Fituesi i play-offit shkon në “Euro 2020”/Periskopi/

 

Shpërndaje në: