Rrahje brutale: Dhjetëra tifozë të arrestuar pas incidentit në ndeshjen Leicester – Napoli

Rrahje brutale: Dhjetëra tifozë të arrestuar pas incidentit në ndeshjen Leicester – Napoli

Dhjetëra tifozë janë arrestuar si pasojë e incidenteve të mbrëmshme që ngjanë në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Europa League, mes Leicester City dhe Napoli.

Deri më tani janë arrestuar së paku 12 persona, dhe hetimet janë duke vazhduar akoma nga policia angleze.

Policia mund të arrestojë më shumë tifozë të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm, përcjell Periskopi.

Thuhet dhe shihet në pamjet e kamerave se tifozët kanë përdorur rripat e tyre se armë për përplasjen.

Tifozët e Napoli janë mbajtur në stadium edhe pas ndeshjes, deri kur tifozët e Leicester janë shpërndarë. /Periskopi/

Shpërndaje në: