Rrahje masive mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit

Rrahje masive mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit

Derbi i Gjilanit është shëmtuar si pasojë e sjelljeve të pahijshme të tifozëve.

Pas përfundimit të pjesës së parë mes Dritës dhe Gjilanit, ku rezultati në fushën e blertë ishte 0:0, kanë ndodhur disa skena të pahijshme.

‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ janë përplasur mes vete, duke shkaktuar një rrahje masive, përcjell Periskopi.

Këto skena nuk janë aspak të mira për futbollin vendor. Skuadrat mund të sanksionohen për këtë.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet. /Periskopi/

Shpërndaje në: