Rrahje në Deçan

Rrahje në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Deçan ka ndodhur një rrahje mes disa persona.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se rrahja mes tyre ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes, një person mashkull/K është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj/K, ku me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: