Rrahje në lagjen Tophane të Prishtinës, policia del në vendin e ngjarjes
Një rrahje mes disa personave dyshohet të ketë ndodhur para disa minutash në Prishtinë.
Lexues të lajmi.net kanë dërguar një video në redaksinë tonë, nga ku kanë treguar se para disa minutash në lagjen “Tophane” ka ndodhur një përleshje.
Në vendin e ngjarjes vërehen edhe Policia e Kosovës.
Këta të fundit të pyetur nga lajmi.net kanë thënë se ende nuk kanë detaje lidhur me atë që ka ndodhur në lagjen “Tophane”.