Rrahje në Mavrovë, 8 të arrestuar nga Gostivari dhe Kosova, plagosen rëndë dy persona

Rrahje në Mavrovë, 8 të arrestuar nga Gostivari dhe Kosova, plagosen rëndë dy persona

Zyrtarë policorë të Maqedonisë së Veriut nga rajoni i Tetovës, kanë bërë të ditur se të dielën rreth orës 18:15 kanë arrestuar tetë persona, katër prej tyre nga Kosova dhe katër nga Gostivari.

Janë arrestuar J.O. (27), D.O. (30), F.O. (29) dhe A.O. (19) nga Kosova dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari.

“Ata janë arrestuar për shkak të dyshimit për përfshirje në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur rreth orës 14:50 në pistat e skijimit të Bistrës, në Mavrovë dhe për të cilën menjëherë është raportuar në SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton “Tetova News”.

Shpërndaje në: