Rrahman Jasharaj e Ymer Ymeri takohen me drejtorët komunal të Arsimit: Ose Ligjin e Pagave ose grevë

Rrahman Jasharaj e Ymer Ymeri takohen me drejtorët komunal të Arsimit: Ose Ligjin e Pagave ose grevë

Kolegjiumi për Arsim i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës miratimin e Ligjit për Paga.

Sipas një njoftimi për media me ftesë të kryesisë së SBASHK-ut, është organizuar takimi në mes të përfaqësuesve të Kolegjiumit për Arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përfaqësuesve të SBASHK dhe BSPK.

Në këtë takim Rrahman Jashari, kryetari i Sindikatës dhe Ymer Ymeri, sekretar i Sindikatës njoftuan përfaqësuesitë e Kolegjiumit për Arsim në lidhje me kronologjinë e kërkesave të Sindikatës kundrejtë Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimet e fundit sa i përket grevës së përgjithshme në arsim.

“Kryesia e Kolegjiumit theksoi se pasojat e një greve të tillë i bartë niveli lokal, përkundër faktit që zgjidhja nuk është në dorën e tyre. Kolegjiumi është i gatshëm të ndihmoj në gjetjen e një zgjidhje, dhe ofron bashkepunim për të gjitha palët e përfshira”, thuhet ndër të tjera.
Sipas njoftimit, Kolegjiumi për Arsim bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë duke uruar që palët përgjegjëse të marrin përgjegjësitë që u takojnë në interesin më të mirë të nxënësve dhe arsimit në vendin tonë.

Shpërndaje në: