Rrahman Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Deklarata të pabazuara, ne jemi kujdesur për të gjitha

Rrahman Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Deklarata të pabazuara, ne jemi kujdesur për të gjitha

“Për njëzet vjet nuk jeni kujdesur as a ka sapun nëpër shkolla”, ishte deklarata e kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme. Për këtë deklaratë ka reaguar Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke thënë se kjo që tha kryeministri sot është e pabazuar dhe se  sepse sipast tij janë kujdesur gjithmonë për këto gjëra elementare.

Jasharaj thotë se e gjitha çfarë ajo që kërkojnë është ligj i pagave, dhe se nuk duhet të ngarkohen me gjëra që nuk i kanë kërkuar.

“Jo kjo ishte një deklaratë e pabazuar, ne jemi kujdes për të gjitha. Po kujtojë rastin e fundit kur nuk ishte kryeministër Kurti, ne para dy viteve me insistimin tonë bëmë që të shtyhet viti shkollor deri më 15 shtator ngase ishin ngritur çështje që në shkollat nuk ishin të përgatitura, madje edhe mediave iu kujtohet që kemi përmendur vazhdimisht në çdo qeveri se shkollat nuk janë të pajisura me mjete të duhura për shekullin XXI dhe e kam thënë vazhdimisht se me shkumësa  dhe shpuza që punojnë kolegët e mij nuk mund të priten rezultate të larta. Por, çështja aktuale tani është ligji i pagave për të cilin SBASHK-u dhe sindikatat e tjera nuk e kanë fajin. Ne kërkojmë ligj të pagave dhe nuk është mirë të ngarkohemi nga ato që nuk i kemi kërkuar, kur thuhet se vazhdimisht po kërkohet ngritje të pagave. Edhe të ngritën pagat, kërkesa jonë, nuk është marre siç thotë populli dhe ka kohë që jemi angazhuar për ligjin e pagave, dhe e vërteta tjetër, ka kohë që jemi angazhuar të kemi dialog me kryeministrin Kurti sepse kjo është e drejtë e jona,” deklaroi Jasharaj, përcjell Periskopi.

Kurti në Kuvend gjithashtu tha se “gjendja e rëndë në arsim dhe shëndetësi nuk është vetëm pasojë e luftës dhe keqqeverisjes së mëhershme por të pafajshëm nuk janë edhe disa kryesindikalistë”.

Sipas Jasharajt, kryeministri Kurti nuk ka të drejtë për atë që tha për gjendjen në arsim sepse sipas tij nuk është me e dobët gjendja e arsimit sesa në shtetet për rreth nesh.

“Kurti mendoj dhe ia kemi bërë me dije se nuk është mirë të kritikojë vazhdimisht sindikatat. Ne jemi të zgjedhur nga anëtarësia dhe bazohemi në statutin që kemi por edhe në ligjin sindikal që i përcakton detyrat tona. Nuk ka të drejtë për gjendjen në arsim. Është kjo që është dhe nuk është me e dobët se edhe në shtetet për rreth nesh. Nuk e kemi fajin ne ngase sindikatat nuk rekrutojnë punëtorë në arsim, i rekruton dikush tjetër. Fajin e kanë pasur dhe e kanë institucionet e shtetit, subjektet politike që janë deklaruar se e kanë prioritet arsimin por asnjëherë nuk e kanë shprehur këtë edhe në praktikë. Ne kemi kërkuar vazhdimisht buxhet shtes për sistemin arsimor në mënyrë që shkollat të jenë të pajisura me pajisje të shek.XXI, me laptop dhe projektor për ti zëvendësuar shkumësin dhe shpuzën dhe tabelat që janë edhe që 20 vjet nëpër shkolla.

Ai ndër të tjera shtoi se edhe opinioni edhe mediat tjera e dinë që ne nuk jemi revoltuar siç po thonë disa tani, por kemi bërë protesta e greva edhe gjatë kohës kur kanë qenë kryeministra të tjerë.

“Edhe opinioni edhe mediat tjera e dinë që ne nuk jemi revoltuar siç po thonë disa tani, por kemi bërë protesta e greva edhe gjatë kohës kur kanë qenë kryeministra të tjerë dhe këtë obligim e kemi kur dialogu mungon. Fatkeqësisht deri më tani në Qeverinë Kurti 2, dialogu ka munguar dhe kemi dërguar letra e letra me të vetmen kërkesë, të ulemi e të bisedojmë. Kemi kërkuar edhe nga ministri Murati të ulemi e të bisedojmë por këto gjëra dhe deri më tani këto gjëra nuk kanë shkuar si duhet”, tha Jasharaj. /Persikopi/

Kurti sulmon ashpër Rrahman Jasharajn: Qysh nuk kërkoi kurrë sapun për shkolla?

 

Shpërndaje në: