Rrahman Jasharaj njeri i opozitës, çka nëse i kërkon 300 euro pas tre muajsh: Top 5 deklaratat e mbrëmshme të Nagavcit që s’japin shpresë

Rrahman Jasharaj njeri i opozitës, çka nëse i kërkon 300 euro pas tre muajsh: Top 5 deklaratat e mbrëmshme të Nagavcit që s’japin shpresë

Mbrëmë u krijua përshtypje se sot mund të zgjidhej problemi i grevës në arsim, pas një iniciative të Avokatit të Popullit si ndërmjetës mes SBAShK-ut dhe Qeverisë. Por këtë përshtypje, e rrëzon ministrja e arsimit, znj.Arbërie Nagavci me deklaratat e mbrëmshme në Pressing, shkruan Periskopi.

Ja top 5 deklaratat e ministres që rrëzojnë – të paktën deri tani – gjasat për zgjidhjen e situatës së rëndë në arsim.

1.Rrahman Jasharaj nuk është vetëm në këtë betejë, janë të tjerë që e shtyjnë. Që është politike e kam thënë që nga fillimi. Opozita sidomos partitë që me thirrjen për debat parlamentar me përpjekjet e tyre që të prekin aty ku është më e ndjeshme, fillimisht me Trustin tani për 100 euro.  Nuk mundemi (me e zgjidhë këtë problem).  Nuk mund të lejojmë kërkesa të tilla shantazhuese se fëmijët po pësojnë.

2.Nëse ne themi në rregull po ofrojmë, nuk e di me cfarë llogaritje…nuk është inati politik. Si duhet të kemi përgjegjësi ndaj buxhetit të shtetit por respektimit të legjislacionit në tërësi.

3.Nuk mundet askush të shantazhojë në këtë mënyrë. Po e zëmë që SBASHK pas dy apo tre muajsh thonë ne shkojmë në grevë se duam 300 euro. Nuk janë kërkesa të tilla as racionale.

4.Nuk ka ndodhë asnjëherë një barrikadim i tillë, ose 100 euro ose hiç.

5. Të rralla janë rastet si në Kosovë kur kaq shpesh, pa të drejtë fëmijët futen në mes të betejave politike. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: