Rrahman Jasharaj pas deklaratave skandaloze të Ramabajës: E tregove fytyrën tënde, ja kush jemi ne

Rrahman Jasharaj pas deklaratave skandaloze të Ramabajës: E tregove fytyrën tënde, ja kush jemi ne

Gjatë ditës së djeshme, analisti i afërt me Vetëvendosjen, Sadri Ramabaja, e ka bërë një deklaratë mjaft të rëndë dhe pa asnjë provë duke akuzuar kryesindikalistët për marrëdhënie me krimin. Periskopi menjëherë ka pyetur kryesindikalistin e Arsimit, Rrahman Jasharajn për çështjen në fjalë.

Në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, analist Ramabaja ka deklaruar se kryesindikalistët me në krye Rrahman Jasharajn “po bëjnë garë për t’u dëshmuar para bosëve të karteleve të krimit!”

E gjithë kjo deklaratë ka ardhur pasi SBAShK-u ka paralajmëruar radikalizim të veprimeve sindikale, filluar me një protestë të kufizuar prej datës 4 dhjetor, përcjell Periskopi.

Por, prej muajit janar, Jasharaj ka paralajmëruar edhe grevë dhe radikalizim të përshkallëzuar të veprimeve sindikale nëse Qeveria nuk reflekton.

Ata po kërkojnë që të shtyrhet përpara Ligji i Pagave, i lënë pas dore tash e një kohë të gjatë.

Jasharaj për Periskopin e ka quajtur “të mbrapshtë” deklaratën e z. Ramabaja.

“Deklarata të tilla të pabazuar madje edhe të mbrapshta ka pasur edhe në të kaluarën, mirëpo ne i përgjigjemi dhe e kemi obligim të i realizojmë kërkesat e anëtarësisë sonë, një anëtarësi e cila edhe në vitet e 90’ është dëshmuar që e do shtetin e Kosovës dhe arsimin shqip, duke e mbrojtur atë me plotë sakrifica.” – i ka thënë Jasharaj, z. Rambaja.

“SBASHKU është sindikatë e të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit dhe çdo fjalë që thuhet për të le ta di edhe ai që e ka deklaruar një gjë të tillë se po ofendon tërë sistemin arsimor po i ofendon njerëzit që nga çerdhet e deri në universitetet.” – vazhdoi fjalën e tij ai.

“Me sulmet dhe ofendimet e tilla, nuk merremi ne ata që  thonë një gjë të tillë, u mbetet në fytyrën e tyre por  po them çdo njeri  deklaron gjëra të tilla për SBASHKU-n le ta dijë  që po ofendon tërë sistemin arsimor. Këta njerëz janë pishtar të dijës këta njerëz janë që luftojnë për dritë kundër errësirës dhe këtë e kanë dëshmuar edhe në vitet e okupimit edhe gjatë kohës së pandemisë duke qëndruar në shkollë, duke rrezikuar shëndetin e tyre, jetën e tyre për ta mbajtur procesin mësimor gjallë. Kërkesat tona janë legjitime.” – përfundoi fjalën e tij Jasharaj. /Periskopi

Shpërndaje në: