Rrahman Jasharajn mbledh SBAShK-un: Pritet vendimi i madh

Rrahman Jasharajn mbledh SBAShK-un: Pritet vendimi i madh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se sot në ora 14:00, do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet pezullimi i protestave në arsim.

Me anë të një prononcimi për Metron, kreu i SBASHK’ut, ka thënë se sot kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm në zyret e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ku të pranishëm kanë qenë të gjitha Federatat.

“Sot në orën 14:00 kemi takim me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve dhe të arsimit në Kosovë. Aty do të diskutojmë rreth situatës së fundit dhe çfarë do vendimi që marrim rreth protestave do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe BSPK në takimin e jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së ka kërkuar me urgjencë miratimin e Ligjit të Pagave.

Derisa propozimi i SBASHK’ut në këtë takim u mbështet nga të gjitha federatat që afati i fundit për draftimin e Ligjit të Pagave, ligji për skemat pensionale dhe ai për sigurimet shëndetësore të draftohen nga Qeveria deri në muajin shkurt, dhe në mars me u miratu në Kuvend.

Nëse merren parasysh, këto kërkesa sot nga Qeveria, atëherë SBASHK pritet që sot në orën 14:00 pritet të marrë vendim për pezullimin e protestave të arsimit të dhjetorit dhe janarit deri në mars.

Shpërndaje në: