Rrahmani flet pas golit të shënuar mbrëmë, falënderoi një person në veçanti

Rrahmani flet pas golit të shënuar mbrëmë, falënderoi një person në veçanti

Amir Rrahmani ka dhënë disa komente pas golit të shënuar mbrëmë ndaj Udinese.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, i cili aktivizohet me Napolin, ka shënuar mbrëmë  një gol në kuadër të Serie A.

Pas këtij goli, Rrahmani ka falënderuar shokun e skuadrës, Kalidou Koulibaly, i cili i dha asistin atij për të shënuar. Po ashtu, ai ka shprehur besimin se do të ketë më shumë minuta në dispozicion, përcjell periskopi.

“Unë kam thënë gjithmonë se një skuadër si Napoli duhet të ketë 3-4 mbrojtës të fortë. Ka shumë ndeshje, është e rëndësishme të jesh gjithmonë gati”, ka thënë mes tjerash Rrahmani.

27 vjeçari nuk ka pasur startin më të mirë të mundshëm këtë sezon, por ky gol mund të jetë pika kthyese për  të. /Periskopi/

Shpërndaje në: