Rrahmani i VV-së nuk impresionohet nga ajeti kuranor i Abdixhikut: E godet në vend të keq

Rrahmani i VV-së nuk impresionohet nga ajeti kuranor i Abdixhikut: E godet në vend të keq

Deputeti i Vetëvendosjes me emrin Eman dhe mbiemrin Rrahmani ka goditur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për propozimin që dha ky i fundit për shkurtimin e fushatës.

Pa dhënë ndonjë provë, z. Rrahmani ka deklaruar se Abdixhiku e ka fillu fushatën “qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën.”

Kryetari i LDK-së e bëri një propozim të tillë pas rritjes së numrit të rasteve dhe të vdekjeve nga pandemia, përcjell Periskopi.

Së fundi u mor vesh që Abdixhiku temën e doktoraturës e kishte nisur përmes një ajeti kuranor.

Por, deputeti i VV-së Eman Rrahmani që njihet si mysliman i devotshëm duket se nuk është impresionuar nga ajeti kuranor i Abdixhikut pasi e ka goditur pikërisht në vendin ku aktualisht këtij të fundit do t’i dhimbte më së shumti.

Statusi i plotë:

Tha: dhjetë ditë fushatë!

Fushatën e ka fillu qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën.

Për këta është e rëndësishme të thuhet e kurr mos të bëhet…

Kështu i kanë të gjitha premtimet!

Shpërndaje në: