Rrahmani identifikon gabimin e Kosovës: Humbëm shumë topa në mesfushë

Rrahmani identifikon gabimin e Kosovës: Humbëm shumë topa në mesfushë

Amir Rrahmani duket se ka gjetur problemin e Kosovës për humbjen ndaj Suedisë.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë disa komente pas humbjes në Stokholm.

Ai ka thënë se Kosova humbi shumë topa në mesfushë dhe kjo ishte nga pikat më të dobëta të ndeshjes, përcjell Periskopi.

“Penalltia dhe goli i dytë e vendosën ndeshjen. Me 1:0 mund ta kishim barazuar ndeshjen. Kemi humb shumë topa në mesfushë të panevojshëm. Jam në nivelin më të lartë që kam luajtur ndonjëherë. Është ende shumë herët, por kjo është pika më e lartë që e kam arrit deri më tani”, tha Rrahmani. /Periskopi/

Shpërndaje në: