Rrahmani: Ishim nervozë për shkak se u futëm për të fituar

Rrahmani: Ishim nervozë për shkak se u futëm për të fituar

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka folur pas disfatës së Kosovës kundër Gjeorgjisë.

Ishte një ndeshje që Dardanët ishin hyrë për ta fituar, por që nuk ju dolën llogaritë.

“Ishim nervoz, për shkak se hymë për ta fituar. Munguan rastet dhe pasimi final kurse kundërshtari ishte më konkret”.

Për Rrahmanin, humbja më zhgënjyese ishte ajo me Maqedoninë e Veriut, por që tani ata do të vazhdojnë ta japin maksimumin në ndeshjet e radhës.

“Duhet të bëjmë të pamundurën që të marrim rezultat të mirë në Greqi dhe të mendojmë me një cikël të ri”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: