Rrahmani më i miri në Serie A në rikuperimin e topave, lë prapa serbin Milinkovic-Savic

Rrahmani më i miri në Serie A në rikuperimin e topave, lë prapa serbin Milinkovic-Savic

Amir Rrahmani e ka mbyllur një edicion fenomenal me Hellas Veronën në Serie A.

Mbrojtësi prishtinas u transferua te skuadra e Ivan Juric vitin e kaluar nga Dinamo Zagrebi, dhe te Hellas Verona ishte i pazëvendësueshëm.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës ishte lider në mbrojtjen e Hellas Veronës, derisa kishte luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet.

Ai gjithashtu i prinë edhe listës për më së shumti topa të rikuperuar për gjatë gjithë edicionit.

Image

Në 38 ndeshje në kampionatin elitar italian, Rrahmani ka rikuperuar 491 topa, 41 më shumë se vendi i dytë të cilin e mban Omar Colley me 442 sosh.

Rrahmani në këtë drejtim ka lënë pas vetes edhe mesfushorin serb, Sergej Milinkovic-Savic, i cili aktivizohet te Lazio dhe që ka rikuperuar 441 topa.

Zyrtarisht nga edicioni i ardhshëm, Rrahmani do ta mbajë fanellën e Napolit.

Shpërndaje në: