Rrahmani ndërprenë pushimet në Greqi, aderon në Itali para transferimit

Rrahmani ndërprenë pushimet në Greqi, aderon në Itali para transferimit

Amir Rrahmani ka braktisur pushimet e tij të verës, teksa ndodhej në Greqi, duke u ngjitur tek avioni me destinacion Milano, ku ka mbërritur dhe tashmë do të niset drejt Veronës, ku e presin vizitat mjekësore me Hellas Verona dhe pastaj firma mbi kontratë për 3 vitet e ardhshme.

Dinamo e Zagrebit do të përfitojë 2,1 mln euro për këtë transferim. Rrahmani shoqërohej nga agjenti i tij, Nussi Jashari.

Ylli i Kombëtares së Kosovës pritet të kompletojë testet mjekësore nesër, para se të nënshkruajë kontratën. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: