Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës ka bërë një paraqitje mjaft të mirë mbrëmë.

Amir Rrahmani luajti si titullar në ndeshjen e Napolit ndaj Udineses, duke justifikuar besimin e dhënë nga Luciano Spalletti.

Përveç se porta e Napolit qëndroi e paprekur, mbrojtja e Napoli, me Rrahmanin e Koulibaly, kontribuuan edhe në sulm me dy gola – nga një për secilin.

Kështu, paraqitja e Rrahmanit është vlerësuar me 8.3, duke bërë që kosovari të përfshihet në formacionin e javës në Serie A.

Ai vendoset anash Koulibaly e Mario Rui, kurse katërshen e kompleton Bereszynski.

Më poshtë Periskopi ua përcjell formacionin e javës në Serie A. /Periskopi/

Shpërndaje në: