Rrahmani në mediumin ‘L’Arena’ nuk lë pa e përmendur Kosovën

Rrahmani në mediumin ‘L’Arena’ nuk lë pa e përmendur Kosovën

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë për mediumin ‘L’Arena’  në të cilën ka folur për shumë gjëra.

Ylli kosovar  në këtë intervistë shprehi interesimin e tij të hapur që të luaj në Serie A duke thënë “Për momentin thjesht dua të vendosem në Serie A, një kampionat shumë prestigjioz. Dhe atëherë unë do të doja të shënoja”.

Intervista nuk ka shkuar edhe pa e përmendur Kosovën.

“Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im në Napoli ishte më i shtrenjtë në historinë e futbollit në vendin tim. Sidoqoftë, nuk mendoj për këtë, deri në qershor jam një lojtar i Hellas, dhe jam krenar që vesh këtë fanellë dhe i vendosur për ta përfunduar sezonin më të mirë”.

Rrahmani është duke kaluar një super sezon tek Hellas Verona. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: