Rrahmani: Vërej emocion më të madh, kemi kthyer formën e dikurshme

Rrahmani: Vërej emocion më të madh, kemi kthyer formën e dikurshme

Kapiteni i kombëtares është shprehur i lumtur me paraqitjen e Kosovës sonte.

Kosova mori një pikë ndaj Greqisë, me një gol të vonshëm të Muriqit. Rrahmani thotë se Kosova po kthen formën e dikurshme.

“Dy lojtë e fundit e ndjej që jemi kthyer në formën e dikurshme. E shoh se kemi emocion dhe fuqi në grup. Besoj jemi kthyer në ekipin që kemi qenë. Besojmë në njëri tjetrin dhe besoj që ka qenë afër të bënim ndeshje perfekte. Ka vend për përmirësime por mund të bënim mirë.

“Nuk isha në Greqi, por në tri ndeshje që luajtëm ndaj tyre, kjo e sotmja ishte më e mira. Do të thoja kështu edhe po të pësonim”, shtoi Rrahmani.

Rrahmani luajti për 90 minuta në këtë ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: