Rrahu gruan dhe vajzën e tij të mitur, arrestohet i dyshuari

Rrahu gruan dhe vajzën e tij të mitur, arrestohet i dyshuari

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për shkak se i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës në raportin e saj, ku është bërë e ditur edhe se i dyshuari ka rrahur gruan dhe vajzën e tij të mitur.

“DHUNË NË FAMILJE   Fushë Kosovë  19.11.2023 – 12:00. I dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën dhe vajzën e tij të mitur të cilave ju ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia.

Shpërndaje në: