Rrahu gruan me grushte e kabllo në Gjakovë, i dyshuari gjendet në arrati

Rrahu gruan me grushte e kabllo në Gjakovë, i dyshuari gjendet në arrati

Një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij duke e goditur me grushte dhe me kabllo.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orë 16:00 në Gjakovë.

I dyshuari gjendet ende në arrati pasi nga Policia thonë se është kërkuar por nuk ka qenë e mundur të lokalizohet.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Viktima ka ikur nga shtëpia dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga Policia thonë se e njëjta është dërguar në shtëpi të sigurtë.

Raporti i plotë i Policisë:

Datë 09.01.2022, rreth orës 16:00, në Rr. “ Shotë Galica” -Gjakovë, i dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me kete rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas eshte intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurte. I dyshuari është kërkuar por i njëjti nuk ka qenë e mundur të lokalizohet. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. I dyshuari per momentin gjendet në arrati.

Shpërndaje në: